Kronika në 24 orë në Elbasan/2 të mitur kryejnë veprime të turpshme me një 12 vjeçare!

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Q. Q., 69 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin L. M., 41 vjeç, për motive të dobëta;
-B. H., 56 vjeç, dhe Xh. M., 31 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronat përkatëse;
-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.