Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Sh. R., 24 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”;
-S. B., 41 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. B., 25 vjeç, dhe Xh. V., 33 vjeç, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, me celularë, në lokalin e shtetasit E. B..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.