Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M., 44 vjeç. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin E. M., e cila është jashtë rrezikut për jetën.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. E., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se i ka shitur automjetin shtetasit G. E., por ai nuk ka bërë pagesën e plotë. Vijon puna për kapjen e shtetasit G. E..
-Ditën e djeshme, në fshatin Lënie, afër një banese të pabanuar, është gjetur 1 granatë e vjetër, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës s