Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbi gjashtë orë në SPAK, pyetet për dosjen e inceneratorit të Tiranës

0

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm (e martë) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Prej më shumë se gjashtë orësh ai ndodhet në ambientet e brendshme të këtij institucioni, i shoqëruar edhe nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë momentit që është paraqitur në SPAK, ai është përplasur me militantë të PD dhe drejtues të kësaj partie, në hyrje të godinës.

Kujtojmë se Veliaj ka deklaruar më parë se do të paraqitej vetë në SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu