Kryetari i Bashkisë Tiranë mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe u fut brenda ambienteve të SPAK.
Erion Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve, ndërsa më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes, Ajola Xoxa.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës.
Erion Veliaj, në reagimin në rrjetet sociale, u shpreh se mirëpriste çdo hetim ndaj tij, apo familjarëve.
“Hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.