Kryediplomati austriak vizitë në Maqedoninë e Veriut, negociata me BE në qendër të bisedës

0

MAQEDONIA E VERIUT- Pas vizitës së tij në Bullgari Ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shallenberg ndodhet so në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në vizitën e tij Shallenberg do të zhvillojë një takim me ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani ku në qendër të diskutimeve do të jetë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE si dhe arritja e një marrëveshje me Bullgarinë.

Ditë e djeshme gjatë vizitës së tij në Bullgari Shalenberg tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekim rrugën europiane pasi interesat ruse nuk shtrihen vetëm në Ukrainë por dhe në rajon.

“Interesat ruse shtrihen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor,” paralajmëroi ai në Sofje.

Shalenberg i bëri këto deklarata pas një takimi që zhvilloi me Ministren e Jashtme bullgare Teodora Gençovska, e cila nga ana e saj u shpreh se Bullgaria ka mbështetje të vazhdueshme për rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu