Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kritikoi paketën e re fiskale të qeverisë për vitin 2022.
“Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që u vjen sot qytetarëve pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahë drejtëpërdrejtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetem të bujqësisë por dhe të prodhimit. Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese. Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit. Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë bizneseve tona i mbeten dy rrugë. E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve. Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas”, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Kuvend.”