Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bashkinë e Cërrikut modelin e shkëlqyer të trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve gjatë fjalimit në forumin me temë ” Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese”.
Në fjalën e tij Kryeministri është ndalur gjatë te puna e bërë nga Bashkia e Cerrikut në këtë aspekt duke e vënë theksin parasëgjithash te mirëmenaxhimi i mbetjeve.
Bashkia e Cerrikut dhe e Sarandës janë disa hapa para bashkive të tjera në atë që mbetet një problematikë serioze siç është problemi i trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve për të nxjerrë sa më shumë produkt ekonomik nga riqarkullimi i tyre tha Kryeministri.
Cërriku ka ndërtuar një model për tu marrë shembull nga të gjithë dhe shpresoj që modeli i Cërrikut i lënë detyrë nga takimi me kryebashkiakët në Pogradec të jetë marrë shembull nga të gjithë e të jetë një fakt në takimin e rradhës për arësye se ky model tregon aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur.
Ky model i shkëlqyer i Cërrikut, tha Kryeministri Rama, tregon vizion dhe lidership si edhe kapacitet komunikues dhe organizativ me të gjithë faktorët e territorit në këtë rast fermerët për t’ju dhënë mundësinë që nga mbetjet të krijojnë ekonomi.
Përgatitja e projektit për ta aplikuar sipas modelit të Cërrikut në zonat rurale nga çdo bashki duhet të jetë një fakt që do prezantohet në takimin e rradhës nga kryebashkiakët .
Ajo që ka bërë Cerriku është shumë domethënëse. Kryeministri tha se “problemi i menaxhimit të mbetjeve ështe një problematikë që i kemi kushtuar një vëmëndje të jashtëzakonshme, simodomos qysh nga dita e parë e mandatit të tretë.
Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që ne kur nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri 50 përqind e mbetjeve mbeteshin rrugëve,i merrnin ujrat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe tashmë kjo situatë ka ndryshuar së tepërmi dhe do shkojë drejt zgjidhjes përfundimtare. Infoweb Media