Kryeministri grek: Ballkani sa më shpejt në BE, mos të kemi probleme të tjera

0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha në një konferencë shtypi për mediat se nuk pajtohet me veton bullgare të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai u shpreh gjithashtu se pranimi i Ballkanit në BE duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Ata do të jenë në mendjen tonë të martën dhe të mërkurën e ardhshme kur të takohemi së bashku në Lubjanë. Dhe ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet që Ballkani Perëndimor të bëhet një vatër e problemeve të reja. Gadishulli Ballkanik është evropian; prandaj, e ardhmja e tij qëndron vetëm përmes Evropës,” tha kryeministri grek.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit “Marrëveshja e Prespës” kur ishte në opozitë, gjë kjo që i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE. Por, pas marrjes së pushtetit ai mbështeti plotësisht perspektivën europiane të vendit të Ballkanit. Sidoqoftë, ai ende përballet me çështje brenda partisë së tij, veçanërisht me fraksionin e krahut të djathtë, pasi tre memorandume mirëkuptimi të cilat janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës mbeten ende në pritje të miratimit nga parlamenti grek. Opozita thotë se Mitsotakis ngurron t’i kalojë ato në parlament për të shmangur përcarjen në partinë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu