TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Kryeministri britanik do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët.
Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, nesër në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën.
Vizita e Starmer, vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Përveç Starmer në samit marrin pjesë edhe liderë të tjerë europiane, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Presidentja Vjosa Osmani u raportua pak më herët se do të marrë pjesë si përfaqësuese e Kosovës.