“Kryeministri i kërkoi 20% arabit që do ndërtonte një kullë në…”- Porti i Durrësit, Berisha: Sipërmarrje e Ramës, Vuçiçit, Lukashenkos

0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar projektin e Portit të Durrësit si një sipërmarrje private të kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiçit dhe Lukashenkos.

I ftuar në një intervistë në Ora News, Berisha tha se Amari i Katarit bleu 4 kompani të vëllezërve Karriç që ishin biznesmenë kryesorë të lidhur me Lukashenkon në Bjellorusi.

Berisha ka akuzuar se ka bërë korrupsion me një investitor arab, që sipas ish-kryeministrit do të investonte për ndërtimin e një kulle në Bulevardin e Ri.

Sipas kryetarit të PD-së, Rama i ka kërkuar investitorit arab 20% të investimit.

Berisha: Do të jetë një protestë e popullit opozitare, ku do të shprehet e gjitha kundërshtia, protesta, neveria ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë ligj, asnjë norma dhe asnjë standard, ndaj një qeveria që nuk ka të ndalur në aktet e saj të vjedhjes së fondeve publike. Në një kohë kur deri dje flisnim gjëra të tjera, tani na vjen me urgjencë privatizimi i portit të Durrësit, që është një kuverturë politike Rama, Vuçiç, Lukashenko. Si biznese janë emrat të tjera pas. Unë i bazoj këto në të dhëna. Amari është zhdukur, por ai ka blerë 4 kompani të vëllezërve Karriç që ishin biznesmenë kryesorë të Lukashenkos dhe punon në Bjellorusi.

Ju jeni në konfiskim sepse Rama i kërkoi arabit 20% që do të bënte një kullë në Bulevardin e ri dhe do të investonte 400 e ca milionë. Ai tha se nuk jepte dot sepse ishin shumë para. Kjo nuk është hera e parë që del 20%, sepse i thërrasin në mënyrë të rëndomtë mister 20%, kur ishte kryetar bashkie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu