Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëron tre këshilltarë politikë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka emëruar tre këshilltarë politikë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Kurti ka zgjedhur që politikisht të këshillohet nga Fëllanza Podrimaj, Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala. Kjo e fundit do ta ketë edhe detyrën e Shefes së Protokollit.

Duket se këta nuk do të jenë këshilltarët e vetëm të Kurtit. ZKM-ja shkruan në komunikatë se “Të emëruarit gjatë kësaj jave janë”, duke renditur emrat më pas.

Të tre këta ishin pjesë e kabinetit të Kurtit edhe gjatë Qeverisë Kurti I.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu