Një moment i pazakontë dhe simbolik ndodhi gjatë mbërritjes së liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti homologen italiane, Giorgia Meloni, duke u ulur në gjunjë për ta përshëndetur.
Gjatë momentit të përshëndetjes në tapetin e kuq, kryeministrja italiane e priti me humor gjestin e Ramës, duke u shprehur me një batutë spontane: “E bën që të jetë i gjatë sa unë”, në referencë ndaj shtatlartësisë së tij dhe mënyrës origjinale të takimit.