TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Edi Rama ka folur në lidhje me samitin e sotëm në Tiranë, Frederiksen u shpreh se ky forum është i rëndësishtëm pasi Evropa momentalisht po përballet më një sërë sfidash.
Ndër sfidat që pikasi kryeministrja daneze ishte edhe lufta në Ukrainë teksa theksoi se është një kërcënim edhe për Evropën. Ajo shtoi se riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioritet së bashku më sigurinë. Sipas saj ndaj Rusisë duhet të vendosen sanksione shtesë pasi nuk ka dhënë sinjale për armëpushim në Ukrianë.
“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Evropa po përballet me një sërë sfidash. Kemi shtete që nuk janë shtete anëtare dhe ulën në tryezën dhe diskutojmë për çështje të rëndëshishme. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe të flasim për sigurinë. Rusia është një kërcënim edhe për ne. Riarmatimi i Evropës duhet të jetë prioriteti ynë.
Çështja numri 1 është siguria. Ukraina është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale nga Rusia dhe duhet të shtojmë sanksione. Ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët,” tha Frederiksen.