Kryeministrja e Serbisë mbërrin në veri të Kosovës, pritet me pankarta nga serbët

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i serbëve.

Bërnabiçit ia bënë një rresht pritjeje përfaqësuesit e Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.

“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu