Sikundër ishte paralajmëruar, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur pasditen e sotme në Vlorë, ku është pritur nga Edi Rama.
E nisur nga qyteti i Puglias, kryeministrja Italiane mbërriti në Vlorë nëpërmjet një lundrimi disa orësh me traget. Afro 8 orë lundrim me tragetin “Prince” në pronësi të një kompanie shqiptare, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.
Pas mbërritjes në port, Meloni dhe Rama i janë drejtuar vilave qeveritare.
Meloni do të qëndrojë për pushime në Vlorë për afro 2-3 ditë së bashku me familjen e saj. Për vizitën e Melonit, në Portin e Vlorës janë shtuar forca të shumta policie.
Giorgia Meloni i është përgjigjur ftesës së Ramës, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.