Një 24-vjeçar është kapur nga policia në Fier, pasi kryente manovra të rrezikshme me automjet.
Mësohet se shtetasi me iniciale R.B., kryente drift pranë stacionit të autobusëve duke rrezikuar qytetarit dhe duke u bërë burim aksidenti,
I riu është dënuar gjithashtu me 40000 lekë të rinj për thyerjen e rregullit të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Fier-Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondo, identifikohet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.
Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, Patos, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Fier, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit R. B., 24 vjeç. Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, pika 5 dhe pika 8 të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, “Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëi garë në shpejtësi”, ndaj shtetasit R. B., u vendos masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit.