Kryente veprime të turpshme me vajzën e bashkëjetueses, arrestohet 41-vjeçari

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij. Blutë bëjnë me dije se është arrestuari shtetasi me iniciale I.Sh, i dënuar më parëpër vjedhje.

“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu