TIRANË- Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pritet të marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte.
Gjithashtu është hapur gara për drejtues Policie, në 12 qarqet e vendit.
Gara për drejtues qarqesh do jetë e hapur për 15 ditë dhe çdo kush që mban gradën drejtues mund të aplikojë.
Pastërtia e figurës së kandidatëve do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kreu i ri i Policisë Ilir Proda mori firmën e emërimit të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe lajmi u njoftua nga Ministria i Brendshëm Ervin Hoxha në një dalje për mediat.