Kryetari i bashkisë Elbasan jep lajmin e mirë për banorët e lagjes ‘28 Nëntori’

0

Në rrugën “Abdyl Frashëri” në Njësia 3 Elbasan po përfundon puna për kanalizimet nëntokësore dhe brenda pak ditësh do të nis asfaltimi i saj.

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja së bashku me drejtuesin politik të Partisë Socialiste ne Elbasan z. Damian Gjiknuri ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për t’u siguruar që çdo gjë po shkon sipas projektit.

‘Po mbajmë një premtim për banorët e lagjes “28 Nëntori” në Njësinë 3. 🤝

Rruga “Abdyl Frashëri” 🛣 një arterie e rëndësishme për më shumë se 2 mijë banorë të lagjeve të Njësisë 3 po i nënshtrohet një rikonstruksioni në kanalizimet nëntokësore dhe përmirësimin e shtresave asfaltike.

Po vazhdojmë me të njejtin ritëm duke i kushtuar vëmendje të gjitha lagjeve të vjetra të qytetit në infrastrukturë, ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative. 🌳🌻⛲️

#ElbasaniqëDuam❤️”- ka shkruar Llatja në faqen e tij në rrjetin social facebook.

#ElbasaniqëDuam❤️”- ka shkruar Llatja në faqen e tij në rrjetin social facebook.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu