Kryetari i Bashkisë së Vlorës jep dorëheqjen, Erlis Halili pritet të jetë kryetar i komanduar

0

Vlore, 10 Shtator 2025

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, sipas burimeve brenda administratës së tij. Vetë Dredha nuk ka dhënë ende një reagim publik për vendimin e tij.

Erlis Halili pritet të marrë detyrën si kryetar i komanduar i qytetit bregdetar. Dorëheqja e Dredhës vjen pas kritikeve për performancën e tij gjatë kohës në krye të bashkisë.

Ermal Dredha mori detyrën në korrik të vitit 2023, dhe largimi i tij shënon një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin lokal të një prej qyteteve kryesore portuale të Shqipërisë.