Kryetari i PDK-s: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, koha qeverisjes së tij ka marrë fund

0

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi sot se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund. Kjo deklaratë e Krasniqit erdhi menjëherë, pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë. Sipas Kryetari të PDK-së, Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministri i Kosovës, as në zgjedhjet e ardhshme.

“U vërtetua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme” tha Krasniqi./