Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës: Kremtimi i më të madhes histori të shpresës

0

Sot në Shqipëri po festohet Pashka e katolikëve. Një urim për besimtarët e ka dhënë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës:

“Dita e Pashkës, një festë e bukur e rrëzëllitëse për besimtarët katolikë.

Me lindjen Krishti lindi për ne; me vuajtjet vuajti për ne, në agoni u kryqëzua për ne, me ringjalljen u ringjall për ne.

Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë, një shpëtim. Pashka është kremtimi i një historie, më të madhes histori, të shpresës.

Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal.

Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve shqiptarë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu