Kryetarja e Parlementit, Lindita Nikolla, pret ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov, me rastin e emërimit të tij si Ambasador rezident në Shqipëri.
Me këtë rast Nikolla ka publikuar detaje nga takimi në profilin e saj në Facebook:
Urime të përzemërta Ambasadorit të Azerbajxhanit, z. Anar Huseynov, me rastin e emërimit të tij si Ambasador rezident në Shqipëri dhe besim se do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar.
Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Azerbajxhan të dy vendet kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, i cili vitet e fundit është intensifikuar dhe konkretizuar me vizitën e Presidentit Aliyev në Tiranë dhe Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj në Baku.
Bashkëpunimi parlamentar po intensifikohet dhe mbështet marrëdhëniet mes dy vendeve dhe miqësinë mes dy popujve.
Bashkëpunimi ekonomik po intensifikohet në fushat e turizmit dhe energjisë dhe investitorët nga Azerbajxhani janë të mirëpritur edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare.
Azerbajxhani vlerëson lart bashkëpunimin dhe konntributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, OSBE, Asamblenë Parlamentare të Detit të Zi dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.