Kryhet me sukses operacioni i tumorit që i kishte ‘pushtuar’ gjysmën e barkut 2-vjeçarit

0

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku i është hequr një tumor.

Sipas komunikatës për medie, operacioni është kryer me sukses dhe fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut’, thuhet në komunikatë.

“Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së me tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu