Kthehet përmbys një makinë te Liqeni, plagosen 4 të rinj

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën pranë Liqenit të Tiranës.

Një makinë ku udhëtonin 4 të rinj është përmbysur në mes të rrugës duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht, katër të rinjtë kanë marrë vetëm dëmtime të lehta, ndërkohë mësohet se ambulanca është vonuar për në vendngjarje.

Fax News ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e përmbusur në rrugë, në një orar kur lëvizja e mjeteve është tepër e madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu