Kthesa e papritur e motit, çfarë ndodh nga nesër me kohën

0

Me sa duket, kaq e kishte edhe dielli. Për ditën e nesërme mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 1 deri 19°C

në zona e ulëta 1 deri 20°C

në zona bregdetare 6 deri 19°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu