Ktheu kancelarinë në qendër të FALSIFIKIMIT të dokumentave, ja sa dënohet eksperti i IT-së

0

Një ekspert IT në Korçë është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga gjykata pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave.

Shtetasi me iniciale ZH.L ktheu kancelarinë e tij në një qendër të falsifikimit të dokumentave.

Eksperi falsifikonte karta indentiteti, pasaporta dhe patenta në këmbim të 2400 eurove.

Hetimet në lidhje me ngjarjen flluan pasi u mësua nga shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njeri-tjetrin po ndihmonin njerëz të caktuar të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin nëpërmjet dokumentave false.

Me anë të këtyre dokumenteve të falsifikuara, porositësit shmangnin kontrollet në vendet e BE-së, duke e bërë më të lehtë transportimin e lëndëve narkotike, që si destinacion final kishin Britaninë e Madhe.

Skema u zbulua nga një agjent i infiltruar i cili kontaktoi u takua në Pogradec me 39-vjeçarin për të kërkuar 3 pasaporta italiane.

39-vjeçari akuzohet se ka ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara dhe ndaj tij pas zbardhjes së audio-përgjimeve dhe pamjeve filmike rëndojnë 3 akuza: ajo për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu