Për të qenë në gjendje ta pyesin atë, duhet të përfshihen autoritetet përgjegjëse në vend.
Pas akuzës për racizëm të një oficeri të selisë qendrore të policisë së Hesse ndaj një shqiptari, zyra e prokurorit publik ka marr përsipër hetime më komplekse. Faz.net shkruan se viktima e prekur nga ngjarja ndodhet në Shqipëri, gjë që e ndërlikon hetimin. Për të qenë në gjendje ta pyesin atë, duhet të përfshihen autoritetet përgjegjëse në vend.
Pjesë nga biseda:
Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.
Shqiptari: Jo, jo, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.
Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehu në vendin tuaj të derrave.
Një javë më parë u bë e njohur një video në internet ku shihet se një oficer policie në Giessen po bën komente raciste ndaj një shqiptari. Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Prokuroria publike po heton zyrtarin policor për shkak të dyshimit fillestar për fyerje dhe nxitje të urrejtjes.