Teksa hetimet për operacionin antidrogë në kryeqytet, ku u godit një grup me 4 gazetarë të portalit ‘Publik.al’ me pronar N. N., zbulohen edhe detaje të reja.
Mes të arrestuarve është edhe djali i N. N. shtetasi E.N. të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit.
Gjithashtu në hyrje të redaksisë, ngjitur në derë, ishte edhe një letër e ngjitur me shënimin “Redaksia”.
Kjo ka hedhur poshtë një pretendim të Naim Nokës në rrjetin social Facebook, ku ai thekson të kundërtën.
Në sqarimin për “lexuesit, kolegët dhe dashamirësit”, Noka shprehet se i biri adoleshent thjesht ishte shoqëruar me shokët, por “nuk ka përdorur apo shitur lëndë narkotike, apo pajisje”.
Gjithashtu ai shprehet se “dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që drejtonte”.
Por në derën e redaksisë qëndron shënimi për portalin ‘Publik.al’.
Postimi i Naim Nokës:
“Sqarim për lexuesit, kolegët dhe te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm! Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj sipas infove që kam se djali im ishte i shoqëruar me shokët por nuk ka shitur apo përdorur lende apo pajisje dhe këtë do të vërtetojnë organet e drejtësisë. Dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj. Ju garantoj se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i një drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”.
Pamjet brenda portalit të kthyer në “shtëpi bari”
Në pamje dallohen pakot prej kartoni, brenda të cilave ishin vendosur kryesisht aspiratorë, llamba, portollamba, kabuj, tuba, rrjet elektrik dhe sende të tjera për trajtim dhe prodhim droge.
Shumica e tyre ishin futur në pjesën e tualetit të zyrës dhe policia i sekuestroi si prova materiale.