Kthjellime dhe vranësira, pasditja sjell shi, parashikimi i motit për sot

0

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë vendin por më të dukshme shirat do të jenë në Jug dhe Juglindje, ku priten rrebeshe afat-shkurtra shiu me shkarkesa elektrike.

Kjo paqëndrueshmeri atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të shkurta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë më tej vranësirat duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu në të gjithë territorin e Kosovës, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në Ferizaj deri në 19°C vlera më e lartë që pritet në Prizrenit dhe Gjakovës.

Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të paradites por deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu