Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

0

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verior dhe verilindor të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 18°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.