Kthjellime gjatë paradites, por çfarë do të ndodhë pasdite? Njihuni me parashikimin e motit për sot

0

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në veri dhe pjesërisht në qendër, megjithatë nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rritje e lehtë pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Republika e Kosovës

Orët e paradites do të nisin, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë vranësira më të dendura në shumë zona të Kosovës. Nuk priten reshje. Herë pas here do të ketë shtim të intensitetit të erës.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut përgjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare por orët e pasdites do të dominohen nga vranësira më të dendura si edhe erë të forte. Kjo situate e motit të alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura do të na shoqërojë deri mëngjesin pas-ardhës.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe Evropa Lindore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu ku herë pas here priten stuhi të forta ere dhe mundësi për breshër. Po ashtu, me vranësira dhe shira të përkohshëm paraqiten brigjet e Egjeut ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Evropës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu