Një situata e pazakontë po ndodh në këto momente në zonën e “Zogut e Zi””, ku disa makina dhe motora të shtrenjtë të drejtuar nga persona të maskuar kanë bllokuar qarkullimin.
Siç shihet në videon e siguruar nga neësbomb, trafiku në këtë zonë është paralizuar dhe radha është shumë e gjatë, ndërkohë që në vendngjarje nuk ka as forca policie.
Ende nuk dihet nëse kjo skenë është pjesë e ndonjë filmi ose videoklipi, apo janë thjesht disa persona që kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin dhe të xhirojnë gomat në mes të rrugës.