“Ku ike?”, Kida e pyet por Luana nuk dorëzohet: Vështirë për të vendosur

0

Të gjithë po pyesin veten se në cilin televizion do ta shohim moderatoren Luana Vjollca dhe ajo ende na mban në tension me përgjigjet ngacmuese që na jep herë pas here.

E njëjta gjë ka ndodhur pak javë më parë, kur në një foto këngëtarja Kida shkroi “Ku ike”, pra titullin e këngës së saj të re. Luana është përfshirë në sektorin e komenteve duke e ngacmuar.

Ika pra mooo, mos ma bëni më këtë pyetje. U më fal Kidushe se ma bëjnë aq shpesh sa kudo që e shoh si fjalë mendoj që e kanë me mua”, ka shkruar Luana me humor duke shkaktuar të qeshura tek komentuesit dhe Kida.

Kida me kuriozitet e pyet “ku iku” Luana, pra në cilin televizion ka zgjedhur të shkojë, por Luana sërish nuk e ka një përgjigje dhe shkruan se është vështirë të vendosi.

“Haahah zor me vendos”, shkruan Luana.

Është thënë se Luana është ftuar për të moderuar dhe marrë të drejtat e programit të saj “Shiko kush luan”, në këmbim të një page prej 20 mijë eurosh në muaj dhe se Luana ka marrë disa oferta edhe nga televizionet në Kosovë dhe po mendon me kujdes ekranin televiziv të  radhës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu