Kualifikueset e Euro 2024 Lituania fiton në Bullgari, Sllovenia fiton ndaj Finlandës

0

Sot pasdite u luajtën dy ndeshje kualifikuese të Euro 2024. Në fushë zbriti Bullgaria, kundërshtari i radhës i Shqipërisë, takim ky miqësor që do mbahet në vendin tonë me 17 dhjetor.

Në National Stadium Vasil Levski (Sofia), bullgarët u mundën 0-2 nga Lituania. Vendasit luajtën pothuajse një pjesë loje me një lojtar më pak, pas një naiviteti të Kraev, me sulmuesin që mori kartonin e dytë të verdhë. Zhvillimi i një këndorje sjell një rrëmujë në zonë, e cila shfrytëzohet më së miri nga Sirvys. Sirvys me një lëvizje të bukur, dërgoi topin pas shpinës së Ivan Dyulgerov.

Në pjesën e dytë, Sirvys vendos përfundimisht fitoren (55’), ndërsa goli i Laciskas pak më vonë u bë i pavlefshëm pasi u konsiderua offside. Me këtë rezultat, Bullgaria mban vendin e fundit me 2 pikë dhe i jep duart europianit, sakaq Lituanit gjendet e katërta me 5 pikë në grupin C.

Në grupin H, Sllovenia bën detyrën ndaj një rivali direkt si Finlanda, duke triumfuar 3-0 me dopietën e Seskos dhe golin e Janzas në fund.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu