Kufizimi i lirisë ndaj ish-kryeministrit/ Bozdo: SPAK po eksperimenton me Berishën!

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 komentoi dosjen ‘Partizani’ dhe kufizimin e lirisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, SPAK është duke eksperimentuar për herë të parë me Berishën, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme kërkon të tregojë se nuk pyet për asgjë. Më tej ai ngriti pyetjen se përse SPAK po vepron në këtë mënyrë.

“Pse është bërë shkelje e Kushtetutës? SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën dhe për të treguar se nuk pyesin për asgjë. Çfarë është pikëpyetje është se ‘Pse SPAK e bën këtë?”. Eksperimenton për herë të parë me Berishën.”, u shpreh Bozdo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu