Kujdes kur jepni gotën e ujit!Do zhvateni nga paratë siç ndodhi me 45 vjeçaren…

0

Ajo është 45 vjeç. Nuk është as naive sa të mashtrohet brenda pesë minutash ashtu siç ndodhi me Pinokun që e gënjyen kur i thanë se po t’i mbjell monedhat ato shtohen si një pemë.

Jeta e ka sprovuar me ngjarje të hidhura , sikurse është humbja e të birit në moshën 13 vjeç, por ja që ra në kurth me mendimin se një e panjohur mund t’ia shpëtojë familjarët me një fill qepës.

Por sidoqoftë ajo ka dhënë besim , kur një grua e panjohur e thërriti dhe i kërkoi një gotë ujë. Dhe si rezultat ajo ra pre e një mashtrimi që përmes një numri shpejtësie që L. T e quan magji I kushtoi zhvatjen e të gjitha kursimeve të familjes.

Ngjarja sipas burimeve të gazetës Si u denoncua në komisariatin 3 nga e mashtruara që tregon fije për pe, se si ajo saktësisht u mashtrua përmes një magjie me një fill të zi.

Erdhën tek porta e banesës sime dy gra rome , njëra prej tyre hyri në oborr dhe mbante në kokë një shami dhe ishte me fund të gjatë. Ngjante si 50 vjece- përshkruan L.T në komisariatin e zonës ku ajo ka banesën.

Kjo grua më tha : Dua një gotë ujë . Shkova e mora ujin , por ajo më tha se duhet t’i fryja ujit. Unë I fryva dhe ajo më tha se do më nxirrte një fall pasi kisha probleme dhe sipas saj kisha magji në shtëpi.”

Mbas këtij çasti gruaja kujton në dosjen e policisë që gazeta Si e lexoi , se magjistarja I ka dhënë një pe të zi, që e ka ndarë në gjashtë pjesë.

“ Më tha ta lidhja nyje. Dhe e fryu në grusht . kur ja dhashë asaj , peri doli u pakëputur.

E çuditur dhe e hipnotizuar nga ky numër gruaja ka dëgjuar prej të panjohurës se ajo kishte probleme në shtëpi dhe se magjistarja mund t’ia zgjidhte ato.

“Më tha , në qoftëse ke lekë në shtëpi mi jep tu fryj lekëve dhe po I pate , këto lekë I ke për fatkeqësi. I thashë që nuk kam lekë, por ajo këmbëngulte që kisha lekë dhe kërkonte që t’’a jepja t’u frynte’

Sipas të zonjës së shtëpi, ajo ka humbur sensin dhe ka vrapuar duke i marrë të gjitha lekët që kishte në banesë.

“Kam shkuar dhe kam marrë sasinë prej 60 mijë lekë të reja dhe kanatieren e djalit të madh pasi më tha që e paske rrezik të madh atë djalë. Pasi u fryu lekëve I futi në kanatiere, I mbështolli dhe më tha futi në krevat, mos I hap për dy tre orë se do të ndodhi fatkeqësi. Mbas dy orësh më tha do ti hapësh dhe do kesh më shumë para”.

Sipas dëshmisë të të mashtruarës , kur ajo ka hapur kanatieren më vonë ashtu si ju kërkua , ka parë që aty nuk gjendej asgjë kacidhe. Ajo thotë : ajo grua mi vodhi lekët përmes mashtrimit duke më bërë magji, pasi kur mendoj veprimet e mia në atë moment kuptoj që nuk isha vetvetja”

Pavarësisht se e mashtruara i jep ndihmë policisë duke i treguar se në lagje disa lokale kanë kamera sigurie, policia nuk e ka identifikuar ende mashtruesen që sillej si një magjistare që shton paratë dhe shpëton jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu