Kujdes me volumin! Procedohet 33-vjeçari pas muzikës së lartë në lokalin e tij gjatë mesnatës

0

Është proceduar penalisht në Himarë 33-vjeçari me inicialet A.E (banues në Tiranë) pas volumit të lartë të muzikës në lokalin e tij gjatë mesnatës. Janë sekuestruar pajisjet në foto.

Njoftimi i Policisë: Himarë/Vijojnë kontrollet gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë mesnatës, për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimin e banorëve/pushuesve.

Vuri në mesnatë, muzikë të lartë, në lokalin që kishte në pronësi, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Në vijim të kontrolleve të kryera në bazë të kallëzimeve të qytetarëve/pushuesve, për muzikë tejet të lartë dhe pas orarit të përcaktuar, në lokale në qytet apo në zonë bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth.

Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu