Kujdes! Ura Vajgurore nga sot quhet zyrtarisht Dimal, kryebashkiakja: Moment historik

0

Nga sot Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal. Këshilli Bashkiak ka kaluar vendimin për ndryshimin e emrit që erdhi pas propozimit të disa intelektualëve të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës ilire.

Në një dalje për mediat kryetarja e Bashkisë Anila Mema e quajti ditën e sotme një moment historik.

“Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit Bashkiak. U rendit i pari propozimi për ndryshimin e emrit të Uës Vajgurore pa ndryshim kufijsh. Sot është një moment historik.

Falenderoj grupin nismëtar dhe mediat. Falenderoj dhe komunitetin që e ka mirëpritur.Tashmë bashkë me Beratin do kemi një axhendë turistike në qytetin tonë”, u shpreh ajo.

Pak ditë më parë në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit, Mema dha detaje në lidhje me iniciativën më të fundit të marrë për ndryshimin e emrit të bashkisë.

Mema tha se iniciativa për emrin Dimal, është një nismë që është mbështetur nga të gjithë dhe nga banorët e zonës.

Dimal quhej qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. “Dimal” përfaqëson një nga qytetërimet më të vjetra të vendit tonë.

Pas çlirimit ky qytet ka marrë emrin Urë – Vajgurore për arsye se, në këtë qytet ndodheshin të ndërtuar rezervuarët e vajgurit, i cili grumbullohej nga përpunimi i naftës në qytetin e Kuçovës dhe më pas ai shpërndahej në të gjitha skajet e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu