Kujt ia merrte mendja?! Fansat e Luizit të çmendur pas Oltës

0

E kujt ja priste mendja që edhe fansat e Luizit do të “dashuroheshin”  me aktoren Olta Gixhari?! Pas “urrejtjes” në rrjet kur ajo ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip, tani që ka dalë situata ka ndryshuar dhe fansat e aktores po rriten çdo ditë dhe më shumë, madje madje dhe fansat e betuar të Luizit kanë filluar të simpatizojnë atë.

E këtë e ka zbuluar vetë Olta përmes një InstaStory në llogarinë e saj. Ajo ka postuar një story të një prej faqeve të menaxhuara nga fansat e Luizit të cilët thonë se i ka marrë malli për të.

“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Dueht të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, shkruajn ata.

E sigurisht këtë ditë as Olta nuk e kishte menduar, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura, aktorja sërish nuk ka lënë pa “thumbuar”.

“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuar lojën, Po fitoren ja lashë unë ama”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu