Kukës/ Goditi me mjet të fortë kushëririn, arrestohet 34-vjeçari

0

Një sherr ka ndodhur mes kushërinjve në Kukës. Pas sherrit 34-vjeçari ka goditur me sfurk kushëririn e tij 42-vjeç.

42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Autori 34-vjeçar është arrestuar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu