Në javën e 14-të të Kategorisë Superiore skuadra e Kukësit fiton me përmbysje ndaj Partizanit me shifrat 2-1. Takimi luajtur në “Loro Boriçi” prodhoi emocione të mëdha. Në pjesën e parë ishte Partizani që mori kontrollin e lojës ku në minutën e 11′ Musta do të shënonte me një goditje nga distanca.
Festë e madhe te Partizani që duket se e kishin situatën nën kontroll. Të kuqtë mund të kishin “vrarë” ndeshjen nëse Cara në dy rastet që iu servirën do të ishte treguar më i saktë.Verilindorët në pjesën e dytë nisën të shohin më shumë nga porta e portierit Teqja. Në minutën e 70-të Partizani i dhuroi golin e barazimit Kukësit. Musta ktheu një top prapa dhe portieri Teqja u gjet i papërgatitur dhe topi u ndal në rrjetë.
Ai realizim i dha zemër Kukësit, që me kapitenin Taipi shënoi në fund edhe golin e fitores, që i jep tre pikët dhe vendin e parë për momentin, pasi ka barazuar me 27 pikë Tiranën që kryesonte dhe sonte luan kundër Teutës në “Air Albania”.





