Kulla: Largimi i iranianëve mund të ishte bërë pa zhurmë dhe pa polici!

0

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ishte i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora.

Ndë të tjera ai u shpreh se sulmi kibernetik është një gjë shumë e rëndësohem që nuk duhet të merret në mënyrë qesharake.

Sipas tij, duhet të heqim dorë nga spektakli dhe duhet t’i përgjigjemi këtij armiku që po na sulmon me këto metoda që nuk na kanë njohur më parë.

Kulla: Nuk e kuptoj se kur e dimë se sa e rëndësishëm është kjo gjë, e konsiderojmë si gjë qesharake. Edhe largimi i iranianëve duhet të ishte bërë pa zhurmë, pa polici dhe pa gazetarë. Ne i kemi dhënë leje kalimi atyre dhe kanë shkuar në Maqedoni dhe Turqi. Nuk është se u hoqëm lejen për të bërë sulme kibernetike.

Kulla: Kanë dalë në rrjet të dhënat e TIMS. Imagjino sikur të dalin edhe komunikimet e politikanëve

Duhet të heqim dorë nga spektakli dhe duhet t’i përgjigjemi këtij armiku që po na sulmon me këto metoda që nuk na kanë njohur më parë. Sistemi duhet të riformatohet sepse kanë ikur ato të dhëna që u morën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu