Kulla për sulmin kibernetik: Kanë dalë në rrjet të dhënat e TIMS. Imagjino sikur të dalin edhe komunikimet e politikanëve

0

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i sigurisë, Ilir Kulla u shpreh se sot kanë dalë në rrjet të dhënat e sistemit TIMS.

Sipas tij, hackerat nuk janë vetëm iranianë, por janë deri në Venezuelë e kinë dhe se pas tyre qëndron edhe qeveria e Iranit.

Kulla: Sot kanë dalë në rrjet të dhënat e sistemit TIMS. Imagjino sikur kështu të dalin edhe komunikimet e politikanëve. Apo të dhënat bankare. Apo të dhënat e kompanive më të mëdha tatimore në vend, apo të bankës qendrore.

Kulla: Sulmet kibernetike mund të asgjësojnë një shtet, e gabuar që t’i kesh të dhënat në një vend

Prandaj situata të veçanta kërkojnë zgjidhje të veçanta. Hackerat nuk janë vetëm iranianë, por janë deri në Venezuelë e kinë. Pas hackerave iranianë qëndron qeveria e Iranit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu