Kultivonin kanabis në tre katet e ndërtesës, kapen 2 të rinjtë shqiptarë në Britani (EMRAT)

0

Dy shqiptarë, të identifikuar si S. Kullau, 23 vjec dhe M. Sadja, 24 vjec janë vënë në pranga pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Atyre iu zbulua një fermë e madhe kanabisi me vlerë 1 milionë paund në Derbyshire të Britanisë së Madhe.

Oficerët ushtruan kontroll në një shtëpi më 6 dhjetor dhe gjetën më shumë se 1 mijë bimë të cilat ndodheshin në fazë të ndryshme të kultivimit, në tre katet e ndërtesës.

Gjatë aksionit u vunë në pranga dy shqiptarët, të cilët ndodhen në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu