NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vilza”. Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë babë e bir, si autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vilza”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. Sh., 63 vjeç, banues në Vranisht, Himarë. -Xh. Sh., 25 vjeç, banues në Vranisht, Himarë.
Gjatë kontrollit, në fshatin Vranisht, Himarë, në vendin e quajtur “Vilza”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.