“Kultivonte bimë narkotike”, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

0

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L. 34 vjeç banues në fshatin Bardhaj, Shkodër

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë me vendim të datës 06.10.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në muajt qershor dhe gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike, në Bjeshkët e fshatit Salcë, Njësia Administrative Lekbibaj, Tropojë.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu