Natën e sotme në emisionin Piranjat është transmetuar një histori tragjike.
Jeta familjare e Ledjon e Elena Shatros ishte shumë e qetë dhe në dukje gjithçka ishte në rregull ndërmjet çiftit. Familja ishte bekuar me ardhjen në jetë të një djali dhe po mendonin emigrimin për të nisur një kapitull të ri më të mire, por jo gjithçka shkoi sipas planit.
‘Vendosa të iki në Gjermani me kunatin, vëllain e Elenës. Bëra gjithçka gati të merrja dhe bashkëshorten siç ramë dakord. Kur ika atje, kuptova që partnerja kishte ndryshuar mendje. Kishte aplikuar dhe filluar punë si infermiere në spital.Më kërkoi të ndaheshim. U ktheva nuk u pajtuam. Kërkova djalin për ta vizituar, pasi ajo mendon se është i sëmurë. Shkova në Sarandë për ta vizituar dhe doktoresha i hodhi poshtë pretendimet e saj.Shkova në plazh, sipas udhëzimit të doktoreshës, për të provuar se djali është në rregull, dhe kjo e acaroi së tepërmi partneren time, që nisi me kërcënime të forta. Ajo dhe vëllai i saj.U nisa me urgjencë drejt shtëpisë së saj. Ajo vjen dhe më rrëmben djalin nga duart duke më goditur në kokë. Nuk mori as rrobat e tij. Më pas vjen dhe kunati Rigesti dhe më qëllon me thikë.U mbrojta, por thika më preu në bark. Isha shumë keq, shkova në polici, më udhëzuan të shkoja në spital. Shkova në spitalin e Tepelenës, më pas drejt Gjirokastrës. Nuk më morën dëshmi, ndërsa kunatit ia morën. Nuk bënë ekspertizën e ngjarjes. Unë si i dhunuar përfundova pas burgu në arrest shtëpie, ai detyrim paraqitje. Nuk është e drejtë’, tha Ledjon Shatro.
Kunati I Ledjonit gjatē një bisede është shprehur se , Rigestin. ‘Nuk kam më problem me të. Ndodhi një sherr sepse më dhunonte motrën. Nuk e kam goditur me çelës, por me thikë.
‘Më ka goditur në gojë dhe në kokë. Isha për ndërhyrje, nuk e di se pse mua më morën dëshminë, ndërsa atij jo’.
Elena motra e tij ka pohuar se, ‘Ai nuk ishte i përgjegjshëm për djalin. E goditi dhe e lëndoi vëllain. Rigesti vetëm më mbrojti, ai e goditi i pari. Mesazhi lutës për të tërhequr denoncimin? Nuk doja të agravonte. Ai është fajtori’.
Palët kanë pretendime të ndryshme, por për t’i dhënë një konfirmim kanë folur me oficerin e Policisë Gjyqësore, Esmerald Bega. ‘Unë kam bërë punën time. Sipas asaj që di, Ledjoni ka goditur i pari nga makina. Problem është që nuk ka pasur kamera dhe është e vështirë ta zbulojmë’.
Praktikisht, kamera nuk ka pasur, por dinamika e ngjarjes u është besuar vëlla e motër, jo Ledjonit.