Kundër masave anti-Covid, protestuesit ‘pushtojnë’ teatrot

0

Duke kundërshtuar masat anti-Covid, qytetarët francezë “pushtuan” ndërtesat e tre teatrove nga katër teatro kombëtare që ka vendi, duke kërkuar që ti jepet fund “izolimit kulturor”.

Sipas protestuesve, ata janë të zhgënjyer me vendimin që ndalon shfaqjet teatrale prej disa muajsh

Në Francë, teatrot, kinematë, muzetë dhe hapësirat e tjera kulturore janë mbyllur në tetor dhe vazhdojnë të mos jenë të hapura për publikun, pavarësisht se shumica e bizneseve u rihap në dhjetor

Përveç rihapjes së qendrave kulturore, demonstruesit kërkojnë gjithashtu zgjatjen e kohës së përjashtimit nga taksat, për punëtorët e pavarur dhe ata sezonalë që u përballen me një situatë financiare dhe psikologjike të pasigurtë për shkak të një “viti të humbur” shkaktuar nga kriza e Covid-19.

Në teatrin Colline në Paris, studentët ngritën pankartat duke e konsideruar hapjen e hapësirave kulturore si” thelbësore”. Ata kërcënuan ministren e kulturës Roselyn Bachelot se, “nëse nuk i hapte teatrot, ata ishin të gatshëm të luanin shfaqjet në shtëpinë e saj”.

Ndërkaq, edhe në Greqi një vit pas mbylljes së universiteteve, studentët dhe shoqatat për arsimin organizuan një tubim për t’i bërë thirrje qeverisë të hapë institucionet e dijes.

Në mënyrë indikative, lëvizja studentore kërkon hapjen e institucioneve të edukimit përpara përfundimit të një viti tjetër akademik, duke e konsideruar mbylljen si shtypje dhe terrorizëm të qeverisë në dëm të njerëzve dhe sidomos në dëm të të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu